Dedikimi prekës i Thaçit për babanë: Në spital thashë lamtumirë, nga Haga mirupafshim në parajsë

Ish-presidenti Hashim Thaçi nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e varrimit të babait. Por ai është kujdesur të dërgojë mesazhin e fundit përpara se të varrosej.

”Në spital të thashë lamtumirë babë! Nga Haga të them mirupafshim në parajsë”,-janë fjalët me të cilat Hashim Thaçi kishte veshur kurorën me lule që iu vendos në banesën e fundit babait të tij.

Ish-presidenti ndodhet në dhomat speciale të Hagës, dhe u ndalua të merrte pjesë në ceremoninë mortore nga gjykata speciale e Hagës e cila nuk ka dhënë një sqarim të qartë deri më tani për këtë veprim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?