Defekt në avionin e linjës Vjenë-Prishtinë, detyrohet të ulet në Beograd
Një avion që fluturonte nga Vjena për në Prishtinë është detyruar të ulet në aeroportin “Nikolla Teslla” të Beogradit, pas një defekti që ka patur në njërin nga motorët e linjës së rregullt të avionit.
Ulja e detyrueshme ka bërë që në aeroportin e Beogradit të zbresin shumë shtetas nga Kosovës, kalimi i të cilëve në aeroport nuk lejohet pasi Serbia nuk e njeh pasaportën e Kosovës, por vetëm kartën e identitetit.
Sipas mediave kosovave, “një pjesë e madhe e pasagjerëve të kësaj linje janë kthyer nga Beogradi në Vjenë, për të udhëtuar me fluturime të tjera”.
Siç bëhet e ditur, avioni kishte dridhje për shkak të defektit, dhe aeroporti i Beogradit ishte më i afërti për të mundësuar uljen e tij.