Deklarata e Arben Ahmetaj për Serbinë, reagon ashpër Berisha

Ish-kryeministri, Sali Berisha në një prononcim për “Bota sot” e ka komentuar taksën e Kosovës vendosur Serbisë dhe deklaratën e ministrit të financave në qeverinë e Edi Ramës, Arben Ahmetaj, i cili e quajti jo të shëndetshme këtë taksë. Berisha e akuzon të majtën shqiptare si një “pjellë monstruoze” të Beogradit dhe servilë të tij.

“Në këtë deklaratën e Arben Ahmetaj nuk ka asgjë të re, e majta shqiptare është krijesë, pjellë monstruoze e Beogradit, vasale dhe servile e tij. Për ta Beogradi është Meka e tyre”,- ka thënë ai.

Berisha shton tutje se për të treguar vasalitetin e tyre, e majta shqiptare nuk bëri zë kur Beogradi i shpalli luftë tregtare Kosovës, e nëpërmjet saj edhe Shqipërisë me linjën e interkonjeksionit. Ish- kryeministri i Shqipërisë, taksën e vendosur nga Kosova për Serbinë e quan reagim me reciprocitet. “Kur Beogradi i shpalli lufte tregtare Kosovës dhe nëpërmjet saj edhe Shqipërisë me linjën e interkonjeksionit, këta vasal e servilë nuk e ngritën zërin, ndërsa tani që Prishtina e detyruar reagoj me reciprocitet, denoncojnë Prishtinën dhe puthen, plluq e plluq me Beogradin për t’i thënë se jemi vasal tuaj”, është shprehur Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?