Deklarata e Baton Haxhiut. Berisha: Ky është projekti i Serbisë kundër Kosovës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për deklaratat e gazetarit dhe këshilltarit të Edi Ramës, Baton Haxhiu. Berisha shprehet se ajo çfarë thotë Baton Haxhiu është projekti që kërkon të realizojnë qarqet serbe në Kosovë.

“Ky është projekti i serbomadhit Vuçiç dhe argatëve të tij, Miladinit shqipfolës, Zografit bis dhe Baton Stanishiqit me zë dhe figure nga ky i fundit:

-Dorëzimi i Veriut te Kosovës Serbisë!

-Amnistia e genocidit dhe krimeve kundër njerëzimit të serbëve në Kosovë dhe mbyllja e dosjes se Miladinit shqipfolës!”,- shkruan Sali Berisha.

Gazetari nga Kosova Baton Haxhiu ka bërë një deklaratë jo të zakontë  në televizionin T7. Duke folur për marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë, mes të tjerave ai ka thënë se ndër pikat e marrëveshjes duhet të jetë edhe Amnistia mes dy vendeve. Sipas tij pas 20 vitesh nga lufta s’ka çfarë dhe kush të dënohet më. “Kemi tri elemente që duhet të ketë marrëveshja. E para është Gjykata Speciale dhe zhbërja e saj. E dyta ka të bëj me amnistinë në të dy vendet, pas 20 vitesh s’kanë çfarë dënohen më njerëzit. Dhe e treta është definimi i veriut. Nuk ka probleme të tjera me marrëveshjen”,- deklaroi Haxhiu.

https://arkiva.kohajone.com/deklarata-e-baton-haxhiut-qe-solli-irritim-falim-krimet-serbe-rishikojme-kufijte-zhbejme-gjykaten-speciale/

SHKARKO APP