Deklarata e Baton Haxhiut që solli irritim: Falim krimet serbe, rishikojmë kufijtë, zhbëjmë Gjykatën Speciale

Gazetari nga Kosova Baton Haxhiu ka bërë një deklaratë jo të zakontë  në televizionin T7. Duke folur për marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë, mes të tjerave ai ka thënë se ndër pikat e marrëveshjes duhet të jetë edhe Amnistia mes dy vendeve. Sipas tij pas 20 vitesh nga lufta s’ka çfarë dhe kush të dënohet më.

“Kemi tri elemente që duhet të ketë marrëveshja. E para është Gjykata Speciale dhe zhbërja e saj. E dyta ka të bëj me amnistinë në të dy vendet, pas 20 vitesh s’kanë çfarë dënohen më njerëzit. Dhe e treta është definimi i veriut. Nuk ka probleme të tjera me marrëveshjen”,- shprehet Haxhiu.

Deklarata e Baton Haxhiut ka ngjallur irritim në rrjetet sociale. Ish-ministrit Ditmir Bushati u shpreh se këto qëndrime po dëmtojnë interesat e Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Serbia nuk ka pranuar kurrë krimet dhe masakrat ndaj shqiptarëve dhe ti amnistosh ato është si të fshish një pjesë të historisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

https://arkiva.kohajone.com/ditmir-bushati-i-pergjigjet-ashper-baton-haxhiut-krime-serbe-smund-te-amnistohen-nje-pakice-shqipfolese-po-demton-interesat-e-kosoves/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?