Deklarata e Brnabiq për serbët e Kosovës nxit reagime në Serbi

Partia Demokratike e Serbisë ka vlerësuar se deklarata e kryeministres Ana Brnabiq se “gjëja më e rëndësishme në marrëveshjen e Brukselit është pozicioni i pakicës serbe në Kosovë ” e vë në pikëpyetje rëndësinë e dialogut mbi çështjen e Kosovës të paralajmëruar nga kreu i këtij shteti, Aleksandar Vuçiq.

Sipas kësaj partie “qëndrimi i qeverisë ndaj serbëve të Kosovës sikurse ndaj atyre të Diasporës, tregon se Qeverinë e Kosovës e trajton si të një vendi të pavarur”, raportojnë mediat serbe, transmeton Klan Kosova.

SHKARKO APP