Deklarata e fortë e Vuçiç: Nëse do ta njihja Kosovën, do të merrja Çmimin Nobel

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka bërë sërish një deklaratë të fortë në lidhje me pavarësinë e Kosovës. Ai pohoi se vetëm një Serbi e dobët dhe e pasuksesshme do të ishte e mirë për të gjithë dhe ai do të ishte “më i miri në botë”.

“Nëse do ta njihja Kosovën, do ta merrja Çmimin Nobel”, tha Vuçiç në TV Happy. Ai pohoi se ishte i interesuar se çfarë do të thoshte historia në “50 vjet dhe se ai kishte marrë shumë çmime deri më tani që pothuajse askush në Serbi nuk i kishte marrë”.

Presidenti Vuçiç përsëriti se që nga ardhja e tij në pushtet, Serbia ka ndërtuar më shumë rrugë sesa gjatë gjithë periudhës së qeverisjes së Titos.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?