Deklarata e Haradinajt, Vuçiç: “Shqipëria e Madhe” është e rrezikshme

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka reaguar pas deklaratës së ish kryeministrit Ramush Haradinaj, cili  ka paralajmëruar referendum për bashkim me Shqipërinë në se rast se Kosova do të vijojë të mbetet jashtë Bashkimit Europian.

Vuçiç është shprehur i shqetësuar për këtë deklaratë krijimi i Shqipërisë së Madhe është kërcënim për Serbinë dhe për të gjithë Europën.

Presidenti serb ka theksuar se deklarata e Haradinaj duhet shqyrtuar në mënyrë serioze, pasi sipas tij, ai është politikan serioz, i fuqishëm edhe i rrezikshëm.

 “Nëse ai zgjidhet në ndonjë funksion dhe nëse bashkëpunon me Kurtin është e qartë se ata të dy angazhohen për bashkim. Ne këtë e pranojmë si fakt politik, në çka do të guxojmë të reagojmë. Krijimi i “Shqipërisë së Madhe” është kërcënim për Serbinë dhe BE-në”, ka thënë Vuçiç.

Ndër të tjera kreu i shtetit serb është shprehur se në lidhje me këtë deklaratë pret dhe reagimet nga Brukseli.

“Do të doja të dëgjoj më shumë reagime nga Brukseli dhe Uashingtoni dhe qendrat tjera e fuqishme botërore, sepse mos dhashë Zoti këtu dikush të thoshte diçka të tillë, mos të them do na bombardonin” tha Vuçiç.

SHKARKO APP