Delawie: Pas largimit të EULEX-it, nuk do të keni ku ta drejtoni gishtin më

“EULEX ka bërë një kontribut të madh në Kosovë, ka pasur edhe sfida si çdo institucion tjetër që mund t’i ketë. Sa i përket të ardhmes së EULEX-it, Bashkimi Evropian dhe Qeveria janë duke diskutuar se çfarë do të bëhet, dhe besoj që gjatë muajve të ardhshëm do të kemi një lloj riorientimi se ç’mund do të bëhet me EULEX-in”, ka thënë Delawie.

Ambasadori ka theksuar se pjesa është pozitive është se gjërat për tranzicionin e EULEX-it po shkojnë mirë.

Delaëie më tej ka shtuar se në momentin kur EULEX-i do të largohet, atëherë sistemi gjyqësor në Kosovë do të ketë më shumë përgjegjësi.

“Kur EULEX-i të largohet nga Kosova atëherë s’është askush tjetër përpos qytetarëve të Kosovës të cilët do të marrin vendimet e tyre për prokurorët, gjyqtarët dhe kriminelët e mundshëm, do të ketë shumë më shumë përgjegjësi për të gjithë sistemin gjyqësor në Kosovë dhe nuk do të keni ku ta drejtoni gishtin më sepse nuk ka më të huaj”, shtoi Delawie.

Ai theksoi se duhet të shpresojmë që vendorët do ta bëjnë punën më mirë se ndërkombëtarët.

SHKARKO APP