Delawie: Shpresoj që të gjitha partitë të votojnë pro demarkacionit

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, ka thënë se ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, është kyç për qytetarët e Kosovës.

Delawie ka pohuar se shpreson që te enjten deputetët nga të gjitha partitë politike të votojnë pro kësaj marrëveshjeje.

“Kalimi i Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi është esencial për sigurimin e mundësisë që të gjithë qytetarët e Kosovës nga të gjitha komunitetet të mund të lëvizin lirshëm nëpër Evropë”.

“Të gjithë mund të pajtohen për këtë dhe shpresoj që të gjithë deputetët nga të gjitha partitë do të votojnë pro”, ka shkruar ai në Twitter.

SHKARKO APP