Demaçi: Jahjaga le t’ia lëshojë vendin Thaçit president
Ky është qëndrimi i shprehur nga Adem Demaçi, lidhur me zhvillimet më të fundit politike në Kosovë, duke shtuar se do të ishte mirë që Jahjaga, ta përfaqësonte Kosovën në NATO.
Po ashtu, Demaçi ka kërkuar nga PDK-ja e LDK-ja t’ia bëjnë një vend në qeveri edhe Ramush Haradinajt, të cilin e ka quajtur hero të Kosovës.
Teksa ka shprehur gjithashtu besimin se Isa Mustafa do të bëhet kryeministër pas marrëveshjes për bashkëqeverisje së arritur mes këtyre dy forcave politike, të cilën e ka vlerësuar pozitivisht.