Demaliaj i reciton një poezi Albin Kurtit

Deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin Demaliaj gjatë fjalimit të tij që mbajti në seancën e sotme, ka recituar një poezi për qeverinë që pritet të votohet sot. Sipas tij, Kurti nuk ka njerëz që mund të qeverisin me vend. Ai tha se 60 përqind të popullatës, mandatari për formimin e qeverisë, e ka larguar nga programi qeverisës.

“Praktika internacionales së dytë para 100 vjetëve të Lenjinit sot po donë՞ të instalohet në Kosovë edhe ia kisha thënë një poezi të vogël. “Ylli i vogël lartë në qiell, duket porsi zjarr në pyll. Sipër dheut larg qëndron, xixa-xixa xixëllon. Kështu kom me ta qu këtë legjislaturë Albin, se ke rrejt… Janë poezi shqipe se ju lexoni shumë…E pash kabinetin, faleminderit asnjë ministër nga Dukagjini, as nga Drenica do të thotë kjo është totalitarizëm se duhet me i pushtu këto vende. Po mirë ua bëni se ata ju kanë votuar edhe ju kanë besuar. Mbaje mend Albin, Kosova nuk është kaq, janë 630 mijë banorë në zonë të Dukagjinit edhe Drenica i ka 500 mijë, do të thotë 60 për qind të popullatës ti e ke hjek prej programit tënd qeverisës”.

SHKARKO APP