Demarkacioni, Albin Kurti qëllohet me vezë (FOTO)

Një person i cili ka dalë i vetëm të protestojë pro demarkacionit, ka hedhur një vezë në drejtim të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Kjo ndodhi përderisa Kurti po hynte në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës. Është e paqartë ende nëse ai ka arritur që ta qëllojë Kurtin me vezë, mirëpo personi është marrë menjëherë nga Policia.

Dje, është paralajmëruar një protestë pro demarkacionit, mirëpo janë vetëm disa njerëz që kanë dalë sot, e që nuk ka marrë as formën e protestës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?