Demarkacioni. Kryeministri i Kosovës dhe ai malazez takim sekret në Shkodër
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa dhe homologu i tij malazez Dushko Markoviç dhe delegacionet përkatëse kanë zhvilluar një takim që mund të konsiderohet sekret në qytetin e Shkodrës.
Takimi po zhvillohet në një prej hoteleve në qytetin verior.
Burime nga takimi thanë për Ora News se pjesë e bisedimeve pritet të jetë edhe çështja e demarkacionit.
Mali i Zi dhe Kosova kanë ende pezull marrëveshjen për demarkacionin e vijës kufitare midis tyre.
Qeveria e Kosovës nuk ka arritur ta miratojë marrëveshjen me palën malazeze për shkak se nuk ka numrin e duhur të votave pro në Parlament. Nuk ka shumë detaje nga takimi dhe nuk dihet ende kush e ka thirrur atë.
/Ora News/