Demarkacioni me Kosovën, “Mali i Zi nuk do të flasë as për një centimetër”

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviç, i ka kërkuar homologut të tij në Kosovë, Ramush Haradinajn, i cili sot në Kuvendin e Kosovës ka thënë se vota e tij është kundër demarkacionit sipas versionit aktual, që të të jetë më i përgjegjshëm në raport me këtë proces.

Deklarata e fundit e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, e bërë në Uashington se “demarkacioni i kufirit me Malin e zi për SHBA-në është çështje e mbyllur”, në Podgoricë vlerësohet si një hap drejt zgjidhjes përfundimtare të çështjes se kufirit ndërmjet dy shteteve.

“Unë dua të porosis qeverinë e Kosovës,kryeministrin e ri që të jenë të përgjegjshëm ndaj kësaj çështjeje, sidomos të jenë të përgjegjshëm ndaj Malit të Zi si shtet mik i cili e ka mbështetur Kosovën e i ka mirëkuptuar rrethanat atje. Mali i Zi ka kryer punën e vet sa i përket demarkacionit”, ka thënë Markoviç.

“Çështja e ratifikimit të marrëveshjes është në kompetencë te institucioneve të Kosovës, shpresoj që rreth saj të sillen me përgjegjësi dhe të jenë azhur. I kuptoj rrethanat në Kosovë por Podgorica ka bërë të gjithën që është pjesë e saj dhe se për këtë çështje më nuk do të bisedohet qoftë edhe për një centimetër”, u shpreh ai.

Kosova dhe Mali i zi ende nuk e kanë përcaktuar vijën kufitare edhe pse marrëveshja mes dy shteteve është arritur tashmë.

 

 

SHKARKO APP