“Demarkacioni nuk do të kalojë”

Marrëveshja e kufirit me Malin e Zi, nuk ka për të kaluar pasi ai kundërshtohet edhe brenda koalicionit qeveritar. Këtë qëndrim mbajnë përfaqësuesit e dy prej partive më të mëdha në opozitë, Teuta Haxhiaj nga AAK dhe Faton Topalli nga Vetëvendosje. Ky i fundit ka deklaruar se qeveria nuk e rikthyer paktin në kuvend, pasi e di që nuk i ka votat për votimin e tij. Ndërsa kryetari i listës serbe Sllavko Simiç ka përgënjeshtruar zërat që se ky subjekt ka vënë kushte për ta votuar demarkacionin.

“Lista serbe në asnjë moment nuk ka deklaruar se do të votojë për ose kundër. Dhe në asnjë moment nuk kemi pasur ndonjë kërkesë apo kusht, që të votojmë për demarkacionin me Malin e  Zi. Atë që mund të them është se ne jemi shumë konstruktiv me partnerët e koalicionit, të cilët PER 10 muaj kanë mbajtur stabilitet politik në Kosovë dhe kemi qenë përgjegjës, para këtyre partnerëve dhe të tillë do të jemi edhe në të ardhmen”- u shpreh Sllavko Simiç.

Dy dite me pare, përfaqësues të PDK-së, LDK-së, VV-së, AAK-së dhe Nismës u mblodhën për të gjetur gjuhen e përbashkët lidhur me demarkacionin, por ende nuk ka shenja për një dakordësi mes palëve. /Vizion Plus/

SHKARKO APP