Deputeten e helmuan në burg?!

 

Kur ka kaluar më shumë se gjysmën e paraburgimit të caktuar prej një muaji, në burgun e Lipjanit, deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, është helmuar.

Kjo si shkak i ushqimit në burg, e për pasojë,ajo prejdy ditëshështë dashur të ushqehet në mënyrë artificiale.

Këtë e ka konfirmuar vetë bashkëshorti i deputetes, Naser Bujupi. Teksa ka thënë gjithashtu se autoritetet e burgut në Lipjan nuk e kanë lënë ta vizitojë bashkëshorten e tij.

Dhe sa i përket helmimit të deputetes, ai thotë se është e dyshimtë mënyra se si ka ndodhur.

Ndërkaq, idërguar nga ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, drejtori i përgjithshëm i shërbimit korrektues, Sokol Zogaj, ka shkuar në burg për ta vizituar deputeten, gjendja e së cilës sipas tij, nuk ështëshqetësuese.

Edhe Zogaj nuk e ka përjashtuar, sado me gjasa minimale, helmimin e qëllimshëm të deputetes, meqë të njëjtin ushqim e ha edhe stafi i burgut, e helmim ka pësuar vetëm ajo.

SHKARKO APP