Deputetët serbë kërcënojnë: Ndaleni ushtrinë e Kosovës ose do të ketë flakë

Deputetët serbë të Kuvendit të Kosovës nuk po mund ta kapërdijnë krijimin e ushtrisë nga shteti kosovar.

Ata madje po kërcënojnë se do të ketë “flakë” nëse nuk ndalet Kosova nga krijimi i ushtrisë, duke ftuar Bashkësinë Ndërkombëtarë për të bërë diçka.

Deputeti i Listës Serbe, Slavko Simic, ka thënë që presin që deri të premten bashkësia ndërkombëtare të ushtrojë presion që Kosova të mos formojë ushtrinë në të kundërtën, thotë ai, do të ketë tensione.

“Do të ketë tensione të mëdha dhe Prishtina do të krijojë një flakë të re politike”, ka thënë ai për Tv Prva.

Sipas Simic-it, një flakë e tillë në politikë do të krijojë tym në gjithë Ballkanin.

“Nëse ndodh të premten, jam i sigurt se do të ketë tensione të mëdha dhe se Prishtina do ta krijojë një flakë të re politike të cilën do ta përdor edhe ndaj popullit serb në Kosovë, por edhe ndaj Beogradit, e me shumë siguri se një flakë e tillë politikë, nëse krijohet, do të krijojë tym në gjithë rajonin”, ka theksuar Simic.

Ndryshe, qeveria ka paralajmëruar se ushtria e Kosovës do të krijohet pas dy ditësh.

SHKARKO APP