Deputeti gjerman: Kosova duhet ta ratifikojë demarkacionin me Malin e Zi

Ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi është kusht për liberalizimin e vizave. Kështu ka thënë deputeti i Bundestagut, njëhkohësisht nënkryetar i Komisionit Parlamentar për Çështje Europiane, Josip Juratovic.

Për televizionin publik ai thotë se deputetët e parlamentit të Kosovës duhet që sa më parë të ratifikojnë demarkacionin.

Çështje tjetër sipas Juratovic është se krahas luftimit të korrupsionit klasa politike duhet t’u krijojë mirëqenie ekonomike qytetarëve të Kosovës, shkruan “koha.net”.

Ai thotë se edhe Kosovën duhet ta përfshijë sindromi Sanader.

SHKARKO APP