Deputeti gjerman: Liberalizimi i vizave për Kosovën të ndodhë tani, kredibiliteti i BE është në rrezik
Raportuesi për Kosovën në Këshillin e Evropës, Peter Beyer duke iu bashkuar urimeve për 13-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, i bëri thirrje Bashkimit Europan që të liberalizohen vizat për këtë shtet.
Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Beyer thekson se BE me këtë qëndrim është duke humbur besueshmëri.
“Siç kishte thënë ambasadori Prof. Wolfgang Ischinger:” Ok, le ta bëjmë tani! Liberalizimi i vizave për të gjithë qytetarët e Kosovës është një premtim i parealizuar i BE-së. Ka vonuar shumë – kredibiliteti i BE është në rrezik! “- me të cilën unë pajtohem plotësisht dhe e përforcoj duke thënë: Nuk ka më justifikime të ndyra. Liberalizimi i vizave tani!”, ka shkruar Beyer.
“As ambassador Prof. Wolfgang Ischinger had said: “Ok, so let’s do it now! Visa liberalization for all citizens of…
Posted by Peter Beyer on Tuesday, February 16, 2021