Deputeti grek në PE: Shqipëria s’duhet të jetë në BE. Kosova është serbe

Në debatin për Shqipërinë në Parlamentin Europian, ku u kërkua nga qeveria “Rama” zbardhja e vrasjes së Kostandinos Kacifas, fjalimet kundër Shqipërisë kanë qenë të ashpra nga deputetët grekë.

Eurodeputeti grek, Georgios Epitideios i cili mban gradën ushtarake gjeneral dhe është nënkryetar i Agimit të Artë, ka mbajtur një nga fjalimet më anti shqiptare në Bruksel. Në tre ndërhyje që ka bërë gjatë debatit, ai i ka bërë thirrje BE të mos e pranojë Shqipërinë.

“Shqipëria është shumë larg BE. Nuk respekton Kartën e Kopenhagenit. Vrasja e Aristoel Gumës në vitin 2012 dhe vrasja e Kostandinos Kacifas tregojnë se në këtë shtet nuk ka as minimumin e respektimit të të drejtave të njeriut. Kryeministri Edi Rama ka terrorizuar banorët e minoritarë grek në Shqipëri dhe nuk ka lejuar që të kryheshin homazhe për varrimin e Kostandinos Kacifas. Në këtë situatë Shqipëria nuk ka të drejtë të kërkojë hapjen e negociatave”,- ka deklaruar Georgios Epitideios.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të njëjtin qëndrim gjenerali grek ka mbajtur dhe kur është diskutuar raporti për Kosovën në Parlamentin Europian. Georgios Epitideios deklaroi se “Kosova është zemra e kulturës serbe”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?