Deputeti i Kosovës: S’ka “komb kosovar”, Kosova është krahinë e Shqipërisë
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha, ka thënë në Ora e Fundit në Klan Kosova se termi “komb kosovar” është qesharak dhe se nuk ekziston diçka e tillë.
Ai madje deklaroi se Kosova është vetëm krahinë e Shqipërisë dhe se asnjëherë nuk është hequr dorë nga bashkimi kombëtar.
“Të merrem unë me këtë termin që disa e kanë shpikur sepse s’kanë punë tjetër, njëfarë termi më duket termi ‘kombi kosovar’ kjo është më shumë se qesharake, vetëm me të shkuar në mendje e lërmë ta thuash, aq më keq që diçka e tillë të trumbetohet”, ka thënë Berisha.
“Ne jemi shqiptar që jetojmë në krahinën e Shqipërisë që quhet Kosovë dhe sot ose nesër, herët apo vonë, Shqipëria do të jetë një dhe meqë sot rrethanat e politikës globale na kanë pozicionuar ashtu siç na kanë pozicionuar, kjo nuk nënkupton që kemi hequr dorë nga ideja e Shqipërisë natyrale”.
“Përse duhet të heqim dorë nga kjo?”, ka pyetur Berisha duke u vetëpërgjigjur. “Asnjë komb s’ka hequr dorë”.
“Ne edhe nënë edhe babë e kemi Shqipërinë. Kur them Shqipërinë e kam fjalën për Shqipërinë, Kosovën, shqiptarët në Maqedoni e deri në Çamëri”, ka thënë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Albeu.com