Deputeti i vetëm nga opozita që votoi sot pro qeverisë Kurti
Xhavit Haliti, i vetmi deputet nga Partia Demokratike e Kosovës që sot votoi pro zgjedhjes së Glauk Konjufcës nga ana e LVV-së si kryetar të Kuvendit. Haliti për ”Telegrafin” ka treguar arsyet se pse ka votuar pro zgjedhjes së tij.
“S’kam bërë një vepër heroike e as tradhti kombëtare. Ne duhet të flasim e të bashkëpunojmë në politik-bërje, veçanërisht tani në sfidat që na presin. Përderisa i takon VV-së pozita e Kryetarit të Kuvendit me Kushtetutën e Kosovës përse të mos e votoj unë nëse elektorati i ka votuar”, deklaroi ai.
Pro Konjufcës kanë votuar 69 deputetë kurse kundër zgjedhjes së tij votuan 33 deputetë. Në fjalimin e tij të parë, Konjufca u zotua se do të jetë kryetar i të gjithëve.