Deputetja e Vetëvendosjes: Në zgjedhje do garojmë bashkë me Vjosa Osmanin
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëkohësisht dhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci thotë sesa më shpejt të mbahen zgjedhjet, do të sjellin një legjitimimet të ri të institucioneve.
”Për fat keq është se kësaj radhe zgjedhjet po mbahen shumë shpesh. Ka një kohë të gjatë që në Kosovë nuk ka një qeveri stabël, që të ketë një mandat të plotë, por kjo në këtë radhë është e mirëseardhur se e konfirmoi Gjykata Kushtetuese. Në realitetin aktual, ku ne aktualisht nuk kemi kryeministër sepse sipas njoftimit të Gjykatës Kushtetuese zoti Hoti asnjëherë nuk ka qenë kryeministër dhe qeveria Hoti aktualisht nuk më është një qeveri legjitime. Sa më shpejt që të mbahen zgjedhjet, do të sjellin një legjitimimet të ri të institucioneve në Kosovë”, u shpreh ajo.
Nga ana tjetër, sa i përket bashkëpunimit me Vjosa Osmanin, ajo deklaroi se do të garojnë bashkë në zgjedhjet e ardhshme. ”Varet sesi do të shkojë në zgjedhje Osmani. Për aq sa ajo ka deklaruar dhe kemi parë deri më tani sigurisht që do të krijojë një listë zgjedhore dhe do të garojë bashkë me ne në listën e përbashkët. Besojmë që do të garojmë bashkërisht në këto zgjedhje dhe do të fitojmë shumicën”, theksoi ajo më tej.