Deputetja e Vetëvendosjes që luftonte për UÇK-në, sot e arrestuar

 

Është e vështirë ta mendosh si luftëtare, teksa sot është deputete dhe nënkryetare e Kuvendit të Kosovës.

Aida Dërguti, e cila dje ishte një nga deputetët e ndaluar nga policia e Kosovës pasi hodhi gaz lotsjellës në sallën e mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, dikur ka qenë pjesëtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ajo është një nga deputetja e vetme që ka marrë pjesë në luftë me uniformë ushtarake. Siç e shihni edhe në foto, ajo mban edhe një armë Kallashnikov. Me sa duket, Dërguti po e vazhdon “luftën” e saj edhe në kohë paqeje, teksa ndodhet e arrestuar në polici.

SHKARKO APP