Deputetja kosovare fyen rëndë Lunacek

Shefja e stafit të Kryeministrisë së Kosovës, Vlora Dumoshi, ka thënë se deputetja e “Nismës për Kosovën”, Valdete Bajrami, duke përdorur emrin e Lunacek, ka dashur të manipulojë opinionin në Kosovë.

Sipas saj, në këtë mënyrë Bajrami e ka fyer rëndë eurodeputeten Lunacek. “Me këtë veprim, duke manipuluar me emrin e eurodeputetes Lunacek dhe në përpjekje që të manipulojë opinionin në Kosovë lidhur me demarkacionin, Bajrami ka fyer zonjën e nderuar Lunacek, e cila njihet si përkrahëse e madhe e proceseve eurointegruese të Kosovës”, ka thënë Dumoshi.

“E nderuar deputete, kjo metodë e zgjedhur nga ana Juaj, përmes shtrembërimit të deklaratave të personaliteteve të huaja dhe fyerjes së figurave të mëdha botërore që e përkrahin Kosovën, nuk ju bën nder as Juve personalisht, as “Nismës” dhe as Kosovës.

Andaj, e dashur, bëj përpjekje të gjesh ndonjë metodë më dinjitoze, më kreative dhe të frytshme për të ardhur në shprehje dhe për të dalë në pah”, ka deklaruar shefja e stafit të Kryeministrisë së Kosovës, Dumoshi.

SHKARKO APP