Deputetja kundër koalicionit me LDK-në: Duan gjysmën e qeverisë dhe Presidentin

Kosova ende nuk e ka qeverinë e re. Marrëveshja mes Llidhjes Demokratike të Kosovës dhe Vetëvendosjes, duket se nuk do bëhet kurrë.

Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu në një reagim në facebook, shkruan se është kundër marrëveshjes me LDK-s, pasi kjo e fundit kërkon shumë ministri e poste të tjera në qeveri. Sipas saj partia e Isa Mustafës kërkon 5 ministri, zëvendës kryeministrin e parë, kreun e Kuvendit dhe Presidentin.

LDK dhe VV prej shumë javësh janë në negociata për krijimin e një koalicioni qeverisës, pasi dolën fituese të zgjedhjeve të shtatorit. Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës negociuan dhe afruan programin e tyre, por duket se ndasitë kanë nisur për ndarjen e posteve. LDK kërkoi që ta ketë ajo propozimin për postin e Presidentit në 2021, ndërsa VV nuk e ka pranuar këtë gjë.

SHKARKO APP