Deputetja vaksinon djalin 16-vjeç kundër Covid-19: Kur e bëri im bir…
Djali i deputetes kosovare, Mimoza Kusari mori sot dozën e parë të vaksinës anti-covid, të kompanisë AstraZeneca. Ajo postoi fotot në rrjetin social facebook, duke bërë thirrje të gjithë qytetarëve të vaksinohen. ”Kur e rekomandoj për djalin tonë pa asnjë hezitim vaksinimin dhe vaksinën AstraZeneca, e rekomandoj për të gjithë ata që ende nuk janë vaksinuar”, shkruan Kusari.
Postimi i plotë
Djali ynë Adri, 16 vjeç u vaksinua sot në Gjakovë me dozën e parë të vaksinës AstraZeneca.
Regjistrimi ishte i lehtë pa asnjë problem. Dje është regjistruar në ekosova, sot i është caktuar termini dhe sot iu krye vaksinimi. Pa probleme, pa ngarkesë dhe pa dyshime në vaksinën.
Kur e rekomandoj për djalin tonë pa asnjë hezitim vaksinimin dhe vaksinën AstraZeneca, e rekomandoj për të gjithë ata që ende nuk janë vaksinuar.
Vetëm vaksina parandalon pasojat e virusit dhe vdekjen nga virusi.
Vaksinohuni dhe mos hezitoni!