Deputetja: Vendi në zgjedhje të jashtëzakonshme, pas pandemisë
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila thotë se pas mocionit të mosbesimit për qeverinë “Kurti”, Kosova ka si të vetme alternativë për tejkalimin e kësaj situate, zgjedhjet e parakohshme. Ajo shprehet kundër idesë së hedhur nga Presidenti, Hashim Thaçi për krijimin e një qeveri gjithëpërfshirëse.
Atë që ndodhi një natë më parë në Parlamentin e Kovës, deputetja e VV-së e cilëson kthim në standardin e vjetër ku politikanët kërkojnë të ndajnë përfitimet dhe tenderat. Sipas saj, prishja e koalicionit qeverisë që zgjati vetëm 50 ditë duket se ka qenë i përgatitur pasi në letrat që Isa Mustafa i ka dërguar Kryeministrit, Albin Kurti nuk është përmendur asnjëherë mocioni i mosbesimit.
Lidhur me skenarët se çfarë pritet të ndodhi tashmë që vendi nuk ka një qeveri, Kusari-Lila thotë sesi parti e parë, VV nuk mund të kalojë në opozitë pasi e drejta për propozimin e Kryeministrit i takon vetëm asaj. “Nuk besoj se ka hapësirë për Albin Kurtin që të dalë në opozitë. Nuk mund të ketë qeveri pa partinë e parë dhe në çdo rrethanë i takon të propozojë kryeministrin”.