Deri më tani në Kosovë kanë aplikuar 6 parti për të marrë pjesë në zgjedhje
Kosova E Premte, 15 Janar 2021 16:39
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri më tani gjashtë subjekte politike kanë aplikuar në këtë institucion për të marrë pjesë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Sipas KQZ-së, numri i përgjithshëm i kandidatëve për deputetë që kërkojnë të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhje deri më tani është 104.
Subjektet politike që kanë paraqitur aplikimin e tyre deri më tani janë: Partia Rome e Bashkuar e Kosovës me 33 kandidatë, Jedinstvena Goranska Partija me 16 kandidatë, Srpska Lista me 20 kandidatë, Romani Iniciyativa me 12 kandidatë, Ujedinjena Zajednica – Adrijana Hodzic me 13 kandidatë dhe Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës me 10 kandidatë.
Burimi: Koha.net