Dëshmia e Komandant Sokolit do të trondisë politikanët shqiptarë
Dëshmia dhe rrëfimi i Sami Ukshinit, i njohur si komandant Sokoli do të jetë vendimtare dhe tronditëse sa i përket ngjarjeve të Kumanovës. Ukshini pritet që të jap deklaratën e tij para prokurorisë lidhur me praninë e tij në Kumanovë, por edhe detaje të tjera.
Sami Ukshini u përfshi në luftimet e 9 dhe 10 majit në Kumanovë, edhe pse prania e tij në media gjatë dorëzimit ishte një befasi, pasi që vetë Ukshini disa ditë para ngjarjeve kishte deklaruar se nuk ishte përfshirë në sulmin e Gushincës, por edhe në grupin e armatosur.
Mediat serbe para këtyre ngjarjeve duke u thirrur në burime të shërbimeve sekrete kishte përmendur emrin e Sokolit.
Avokatët mbrojtës kanë theksuar se Sami Ukshini nuk dihet se a do të flas apo jo para në fjalën e tij dëgjimore, apo këtë do ta bëjë në seancën gjyqësore, që do të nis nga muaji i shtatorit. Në rastin e Kumanovës u arrestuan 33 veta, shumica prej tyre shtetas të Kosovës dhe ish-pjesëmarrës të luftërave të fundit çlirimtare të UÇK-ve dhe UÇPMB-së