Dështon kërkesa e Kurtit. Presidentja: S’ka ndryshim të datës së zgjedhjeve lokale

Zgjedhjet lokale në Kosovë do të mbahet më 17 tetor, edhe pse sot kryeministri Albin Kurti kërkoi shtyrjen e tyre, duke marrë shkas nga situata e rëndë në të cilën ndodhet vendi si pasojë e Covid-19.

”Mënyra e vetme për të shtyrë zgjedhje është dakordimi mes partive në pushtet dhe në opozitë. Ky është standard ndërkombëtar, pra si presidente e vendit e kam obligim të marrë vendime pasi t’i kem konsultuar këto subjekte.

Përkundër rekomandimit të ekspertëve shëndetësorë, për ndikimin e procesit zgjedhor në situatën epidemiologjike, partitë politike nuk u pajtuan me shtyerjen e zgjedhjeve. Unë do ta respektoj këtë, por asesi nuk do të thotë se pajtohem me këtë. Data e zgjedhjeve mbetet ashtu si ka qenë.

Para disa ditësh i kam shkruajtur Institutit dhe janë përgjigjur se në bazë të analizave mbajtja e zgjedhje paraqet rrezik për rritjen e rasteve me Covid-19, prandaj është rekomanduar që të bëhet shtyerja e procesit zgjedhor deri nmë vlerësimin epidemiologjik të radhës. Një vlerësim është kërkuar edhe për hapjen e shkollave dhe kemi marrë përgjigje edhe për atë çështje”.

 

SHKARKO APP