”Dhembja që kam në shpirt”, e mbijetuara e dhunës seksuale kërkon drejtësi

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovës, Shyhrete Tahiri Sylejmani ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës për të kërkuar drejtësi për atë që i ka ndodhur. ”Sot jam këtu të ndaj me ju dhembjen që kam në shpirt. Përfaqësoj të gjitha nënat, vëllezërit dhe bijat që ndjejnë atë dhembje që kanë. S’është e lehtë. Jam këtu të kërkoj drejtësi”.

Drejtoresha e Qendrës Kosovare Për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), Feride Rushiti kujtoi se si as 20 vjet pas luftës, askush nuk është dënuar për krimet e luftës.

Ajo ftoi institucionet e vendit që të kenë prioritet të tyre këtë çështje. Shyhrete Tahiri nga Gjilani bëhet viktima e dytë pas Vasfije Krasniqit Goodman që kërkon publikisht të dënohen dhunuesit e saj.

SHKARKO APP