Dhjetë ditë fushatë për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

Fushata zgjedhore e partive politike për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë fillon më 25 shtator dhe përfundon më 4 tetor.

Ky vendim është marrë ditën e sotme në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, ku po ashtu u bë e ditur se deklarimi për koalicione parazgjedhore nga ana e subjekteve politike fillon më 27 gusht dhe përfundon më 30 gusht, ndërsa aplikimi për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve fillon më 27 gusht dhe përfundon më 6 shtator.

Kuvendi i Kosovës u shpërnda më 22 gusht, me 89 vota për, një kundër dhe dy abstenime, ndërsa zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 6 tetor, dhe vinë pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit të Kosovës.

SHKARKO APP