Dhjetë vjet në hasmëri, për një “lojë fëmijësh”
Një 16-vjeçar nga fshati Marmullë i Gjakovës po vuan pasojat e një një hasmëri të nisur kur ai ende nuk i kishte mbushur 5-vjet. Një shuplakë e dhënë, në një zënkë fëmijësh para më shumë se 10 vjetësh, ka shkaktuar shumë gjakderdhje. Anëtarët e mbetur të dy familjeve, fëmijët e të cilave kishin qenë të përfshirë në atë zënkë, vazhdojnë të jetojnë në hasmëri. 16- vjeçari po e jeton adoleshencën nën frikën e fenomenit vrastar të gjakmarrjes, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ndonëse më i vogli nga mosha, tani ai është mashkulli i vetëm i familjes i cili jeton në Marmullë. Disa familjarë i janë vrarë, disa janë në burg, ndërsa disa të tjerë jetojnë jashtë Kosove. Gj.N., i cili jeton në Zvicër, thotë se mendjen e ka gjithmonë tek nipi. Frikësohet se mos edhe ai do të mbesë viktimë e kësaj hasmërie.
“Është rritur me babanë në burg. Është djalë hasreti. Hallin më të madh atë e kam. Në çdo vend që shkon, shkon me frikë. Ecën duke shikuar pas mos po i del kush”, ka rrëfyer ai. Konflikti kishte nisur nga një “lojë fëmijësh”, por që nuk po mundemi ta ndalojmë.
“Një fëmijë i joni ja ka qëlluar me shuplakë fëmijën e familjes tjetër. Kësaj familjes i kishte mbetur qjfi dhe pas një muaji dolën e vranë një burrë nga familja jonë”, ka rrëfyer ai. Gjakmarrja kishte vazhduar, por fshehurazi.
“Unë e kam në burg vëllanë. Edhe djalin e xhaxhait. Të dytë janë të dënuar me nga 25 vite burg”, ka thënë ai. Por, edhe pse me këto raste është marrë sistemi i drejtësisë, gjakmarrja nuk është ndaluar