Dialogu, Haradinaj: Fqinjët po ecin drejt BE-së, ne as vizat s’i kemi

Kryeministri Ramush Haradinaj sot në një ngjarje të partisë së tij, ku i prezantoi kandidatët për kryetarë të komunave, foli edhe për proceset integruse të Kosovës në BE dhe NATO, dhe ndërlidhjen e tyre, me dialogun me Serbinë.

Haradinaj me këtë rast, kritikoi procesin e kaluar të dialogut me Serbinë, duke dashur të thotë se shteti fqinj nga ky proces po arrinë të nxjerrë statusin e kandidatit, e Kosova asgjë, madje as liberalizimin e vizave

Kryeministri, edhe pse direkt nuk e përmendi presidentin Hashim Thaçi, i cili i ka prirë gjithë procesit të dialogut me Serbinë, tha se Kosova edhe pse ka marrë pjesë me vite në dialog, ja ku ka mbetur.

“Liberalizimi i vizave. Po, e dojmë liberalizimin e vizave dhe ka me ardhë në kohë rekord. Por, nuk është vetëm liberalizimi i vizave, ne e dojmë edhe statusin e kandidatit. Fqinj tanë po i hapin kapitujt e anëtarësimit në BE, e ne kemi marrë pjesë në dialog me vite, dhe ja ku kemi mbetë”, ka thënë Haradinaj.

Me këtë rast, Haradinaj foli edhe për atë se, çfarë përfiton Kosova nga anëtarësimi në NATO dhe zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizimi Asociimit (MSA).

“Kosova duhet të anëtarësohet në NATO. Nuk është vetëm siguri për Kosovën ky anëtarësim. Ka edhe diçka tjetër. Është ndikim direkt në ekonomi. Një vend në NATO është i garantuar, investimet janë të garantuara. Miqtë e Kosovës, duke përshpejtuar anëtarësimin e Kosovës në NATO, përshpejtojnë zhvillimin ekonomik të këtij vendi”.

“Zbatimi i MSA’së nuk është vetëm normë, por ndikim në jetën tonë. Ne nuk e zbatojmë MSA’në, vetëm sa për disa raporte e letra që na duhet me ja kthy dikujt. E zbatojmë që ta bëjmë Kosovën Europë, vendin tonë”, ka thënë kryeministri Haradinaj, shkruan gazetametro.net.

 

 

SHKARKO APP