Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak paralajmëron bisedime strategjike me SHBA
I dërguari i posaçëm i Bashkimit europian për dialogun, Miroslav Lajçak paralajmëroi diskutime strategjike me partnerët amerikanë, të cilat do të përqendrohen te dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit dhe situata e tensionuar në veriun e Kosovës.
Ai theksoi se gjatë bisedimeve do të përcaktohen hapat e ardhshëm të dialogut. Diplomati evropian nuk i fshehu pritshmëritë për një rezultat më të mirë për takimin mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç.
Lajçak i është drejtuar ambasadorëve dhe shteteve anëtare të Bashkimit Evropian duke shprehur mirënjohjen për interesimin dhe mbështetjen për procesin e dialogut.