Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak takohet me Kurtin

Kryeministri Albin Kurti këtë të martë është takuar me të dërguarin special të BE për dialogun me Serbinë, Miroslav Lajçak.

Lajmin për këtë takim e ka konfirmuar Lajçak, përmes një postimi në rrjetet sociale. Në postimin e tij në Twitter ai thekson se  në këtë takim ka diskutuar në lidhje me hapat e ardhshëm për dialogun.

Përbrenda margjinave të eventit jo-formal të Ballkanit Perëndimor, më erdhi mire që takova kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, me të cilin bisedova për hapat e ardhshëm të dialogut [Kosovë-Serbi”, thuhet në njoftim.

Lajçak gjatë ditës së djeshme takoi edhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, për të cilin ky i fundit tha se pati një “bisedë të këndshme”.

SHKARKO APP