Dialogu Kosovë-Serbi, përcaktohet data për takimin Kurti-Vuçiç në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç do të takohen në Bruksel më 15 Qershor për dialogun Kosovë-Serbi. Lajmin e dha Zëdhënësi për Politikë të Jashtme të BE-së, Peter Stano.

“Mund të njoftoj se raundi tjetër i dialogut i ndërmjetësuar nga BE-ja do të mbahet të martën e ardhshme më 15 qershor, ku do të takohen presidenti Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri Albin Kurti. Këto takime do të ndërmjetsohen nga krye diplomati Josep Borell dhe Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak”, ka thënë Stano.

SHKARKO APP