Dialogu me Kosovën, Vuçiç në Parlament: Kurti rrezikon paqen
Pas një takimi me kryeministrin e Kosovës në Bruksel që nuk prodhoi asnjë marrëveshje, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, raportoi në Parlament për dialogun me Kosovën në një seancë të jashtëzakonshme.
Vuçiç tha se nuk është koha për pritshmëri të larta nga negociatat, ndërsa u shpreh kundër një konflikti të ngrirë mes Prishtinës dhe Beogradit. Presidenti serb shtoi se në takimin e fundit në Bruksel, pa në anën tjetër të tryezës “njerëz të papërgjegjshëm, që mund të rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në rajon”.
Sipas tij, qeveria e Albin Kurtit nuk është e interesuar të zbatojë marrëveshjet e nënshkruara nga paraardhësit e tij. Ndër të tjera nënvizoi se nuk e di saktësisht çfarë kompromisi mund të arrihet mes palëve, por tha se duhet punuar sëbashku për ta arritur atë