Dialogu me Serbinë, Lajçak dhe Escobar mbërrijnë nesër në Prishtinë
Kosova E Diel, 30 Janar 2022 20:50
Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak dhe Përfaqësuesi i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, nesër do të nisin një vizitë 3 ditore në Kosovë.
Në Prishtinë, 2 zyrtarët e lartë do të takohen me lidershipin politik dhe me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare.
Qëllimi kryesor i udhëtimit është diskutimi i hapave të ardhshëm në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.