Dialogu me Serbinë, Lauka: Deklaratat e Grenell të tepruara, Kurti punon për interesat e Kosovës

I ftuar në hapësirës së intervistës në RTV Ora ishte ish ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka.

Lidhur me marrëdhëniet Kosovë-Serbi, Lauka u shpreh se nuk ka rezultate konkrete në dialog sepse dialogu u ndërpre në momentin që u vu taksa.

Sipas tij kryeministri Kurti ka vepruar me logjikë ndërsa përsa i përket komenteve të Grenell ai u shpreh se i duken paksa të tepruara sepse taksa nuk mund të kushtëzojë marrëdhëniet me SHBA.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ish ambasadori deklaroi se Kurti nuk është anti-amerikan dhe se punon për interesat e shtetit të Kosovës.

Swiss Digital Mobile Reklama

”Përsa i përket bisedimeve dhe rezultateve konkrete në dialog, është e vështirë të thuash që ka përparim. Nuk ka përparim sepse nuk ka dialog. Dialogu është ndërprerë në momenti kur u vu taksa. Tashmë Serbia kërkon heqjen e saj. Kjo nuk është më një kërkesë vetëm e Beogradit por edhe e SHBA. Mendoj se kryeministri Albin Kurti ka dalë me një qëllim logjik dhe racional. Kërkesa e Grenell më duket pak e tepruar. Sot jemi në një fazë kritike. Serbia vazhdon të lobojë kundër Kosovës. Kurti ka vendosur që më 15 mars të heqë pjesërisht taksën për lëndën e parë dhe më pas ta kushtëzojë me reagimin serb.Përsa i përket reciproritetit, në rast se Serbia do lejojë mallrat kosovare të futen në territoren serb me vulat e saj, atëherë taksa nuk do mbahet. Kjo më duket logjike.’ Unë e njoh Albin Kurtin dhe mendoj se është njeri me dije, bindje, është i pakorruptueshëm, i pakompromentueshëm dhe parimor. Kurti nuk është anti-amerikan. Ai vepron duke u nisur nga interesat e tanishme të shtetit të Kosovës, jo nga ajo çfarë thotë Beogradi por edhe jo nga ajo çfarë thotë partneri ynë SHBA, pa e kaluar në sitën e vet të kënvështrimit të interesave të veta. Çdo politikan që nuk i kalon në sitë këshillat e partnerit, atëherë ai nuk vepron drejtë. Sepse jo gjithmonë interesat e tua si shtet përputhen me interesat e partnetit. Orientimi gjeopolitik i Kosovës dhe Shqipërisë është drejt perëndimit, pra me SHBA dhe jo me Rusinë. Përsa i përket sanksioneve ekonomike të mundshme nga SHBA mendoj se kjo nuk ka lidhje me taksën. Nuk besoj se partneriteti i Kosovës me SHBA do minimizohet nga taksa që i është vendosur Serbisë. Në gjykimin tim edhe Grenell nuk po vepron në mënyrë konstruktive.”, tha Lauka.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?