Dialogu Serbi-Kosovë, Mogherini: Në interes të të dyja palëve

Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme në BE, Federica Mogherini në prezantimin e strategjisë së zgjerimit për Ballkanin Perëndimor fili edhe për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës duke theksuar se është thelbësore për të dyja vendet.

“Dialogu i ardhshëm mes Serbisë dhe Kosovës është thelbësore për të dyja, për të ardhmen e raporteve të tyre dhe të gjithë rajonit, edhe për një perspektivë aderimi në BE. Ata e dinë shumë mirë, punojmë mirë bashkë dhe punojnë mirë bashkë. Ka gjithmonë cikle elektorale dhe politike që duhen patur parasysh gjë që e bëjmë dhe në vendet tona anëtare. Tani jam e inkurajuar për faktin se të dy presidentët kanë lançuar një fazë të re dialogu që kërkon normalizimin e raporteve, dhe unë mendoj se mund të jetë përmbyllur pozitivisht, nëse ka vendosmëri të lidershipit dhe sforco nga ana jonë brenda këtij mandati”, tha Mogherini.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?