Diplomatët europianë e konsiderojnë një “salto mortale” koalicionin e Mustafës me PDK-në

Isa Mustafa për shumë diplomatë evropianë është një enigmë.

Ai ka filluar të marrë pjesë në shumë takime të nivelit të lartë prej kur LDK-ja ishte bërë anëtare e asociuar e EPP-së.

Por, edhe në këto takime, pjesëmarrësit e përshkruajnë Mustafën si një “njeri shumë i tërhequr” dhe i heshtur.

Ata diplomatë evropianë, të cilët i njohin rrethanat e brendshme në Kosovë prej vitesh, pranojnë se e kanë të vështirë të kuptojnë “salto mortalen” e LDK-së, siç e konsiderojnë lidhjen e koalicionit me PDK-në.

“Për Mustafën, kjo nuk ka rëndësi, sepse ai nuk ka ndonjë të ardhme politike më.

Por nuk e kuptojmë se si pranoi LDK-ja t’i ndodhë një gjë e tillë”, tha një diplomat i lartë evropian.

SHKARKO APP