Diplomati i lartë amerikan, Hoyt Brian Yee viziton Kosovën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim Zëvendës-ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euro-aziatike, Hoyt Brian Yee.

Në këtë takim është biseduar për punën e institucioneve të Kosovës në avancimin e proceseve në vend dhe për bashkëpunimin rajonal.

Veseli ka thënë se Kuvendi po vazhdon t’i kryejë obligimet e veta kushtetuese dhe se në të ardhmen do ta intensifikojë punën në shtyrjen përpara të shumë vendimeve të rëndësishme për qytetarët e Kosovës.

Ai e ka falënderuar zotin Yee për interesimin e vazhdueshëm për Kosovën të Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nga ana e tij, Zëvendës-ndihmës Sekretari Hoyt Brian Yee ka theksuar nevojën për përshpejtimin e axhendës evropiane të Kosovës  dhe e ka vlerësuar përkushtimin e Kosovës për përmbushjen e detyrave të saj.

SHKARKO APP