Diplomati Ischinger: Gjermania të ndihmojë sa më shpejt Kosovën në luftën ndaj Covid-19
Megjithëse Gjermani po përballet me një situatë të rënduar nga Covid-19, diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger ka kërkuar që Berlini ta ndihmojë Kosovën në luftën kundër koronavirusit.
Ischinger këtë kërkesë e ka bërë përmes një postimi në Twitter, ku ia ka bashkangjitur postimin e ambasadorit gjerman në Kosovë, Christian Heldt rreth video-konferencës që kishte me kryeministrin Albin Kurti dhe kancelaren gjermane Angela Merkel.
“Çfarë ndihme konkrete do t’i ofrojë Berlini Kosovës për krizën e coronavirusit? Ata që ndihmojnë shpejt ndihmojnë dy herë- dhe ne nuk duhet t’ia lëmë krejtësisht SHBA-së këtë fushë”, ka shkruar Ischinger.