Dita e dytë e gjyqit në Hagë për ish-krerët e UÇK-së, mbrojtja: S’kanë qenë të përfshirë në akte terroriste

Në ditën e dytë të gjyqit kundër UÇK në Hagë mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi ka nisur deklaratat hyrëse për akuzat e ngritura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

UÇK nuk ka qenë e përfshirë në aktivitete terroriste”, u shpreh mbrojtja. Më tej ka theksuar se krimet më të rënda janë kryer nga forcat serbe.

Thaçi e dinte se Kosova s’mund të arrinte pavarësinë pa ndihmën e SHBA-së. Ai kishte motivimin për të mos u angazhuar në ndërmarrje të përbashkët kriminale”, shtoi ai.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi të akuzuar për krime lufte e krime kundër njerëzimit u deklaruan të pafajshëm për akuzat që rëndojnë mbi secilin prej tyre.

Në seancën e parë, për rreth pesë orë sa kishte në dispozicion, Zyra e Prokurorit të Specializuar parashtroi para gjyqtarëve deklaratat ndaj të akuzuarve.

SHKARKO APP