Dita e Flamurit, Haradinaj: Sot, jemi një me zemër

Për 106 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, një mesazh e ka përcjellë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Në një postim në facebook, Haradinaj thotë se sot shqiptarët të gjithë me zemër janë një. ”Duke vlerësuar sakrificën ndër breza dhe nderuar të rënët në kohë e përpjekje të ndryshme për liri, pavarësi e dinjitet kombëtar, Haradinaj përkujton edhe ditëlindjen e heroit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari”.

Postimi i plotë

Të nderuar bashkëkombas,

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot, jemi NJË në zemër, ashtu siç ishim e do të jemi gjithmonë. Dita e Flamurit, shënon rimëkëmbjen tonë, na kujton nepër shekuj se kush jemi dhe na mbanë bashkë si komb.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë ditë të veçantë, që koincidon me daljen në skenë të UÇK-së dhe ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari, kujtojmë sakrificën e shumë brezave dhe nderojmë veprën e të rënëve në kohë e përpjekje të ndryshme për liri, pavarësi e dinjitet kombëtar.

“28 Nëntori” i bekuar, është historia jonë e lavdishme dhe synimi ynë për të ardhmën e përbashkët në vlerën euro-atlantike. Urime festa e përjetësuar ndër shqiptarë!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?