Ditën e nesërme VV fillon mbledhjen e firmave për peticionin ku kërkohen zgjedhje të reja

Lëvizja Vetëvendosje nga nesër do të fillojë me mbledhjen e firmave për peticionin që ka kërkesë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Përmes një postimi në Facebook, Vetëvendosje bën të ditur se qytetarët mund të japin nënshkrimet e tyre nga ora 10:00 deri në orën 18:00.

Postimi i plotë

”Peticioni duam zgjedhje edhe në sheshin Nëna Terezë

Nesër me fillim në ora 10:00 deri në 18:00 , duke respektuar distancën dhe të gjitha masat për luftimin e COVID-19, do të jemi të vendosur në sheshin ‘Nëna Terezë’ për të mundësuar plotësimin dhe nënshkrimin e PETICIONIT me kërkesën për ZGJEDHJE.

Ju mirëpresim.”

Ndërkohë, më herët Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga Gjykata Kushtuese që ofrojë të gjitha dokumentet, duke përfshirë edhe procesverbalet dhe transkriptet që pasqyrojnë procesin e shqyrtimit dhe të marrjes së vendimit nga ana e Gjykatës Kushtetuese për dekretin e presidentit Hashim Thaçi. Kryeministri në detyrë i Kosovës e ka cilësuar si të papranueshëm vendimin e Kushtetueses.

SHKARKO APP