Ditët e fundit në krye të qeverisë, Hoti paralajmëron rikthimin e reciprocitetit me Serbinë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se çdo masë e reciprocitetit tregtar që Serbia e drejton nga Kosova, do të veprohet njëjtë. Në një konferencë për mediat, ai tha se heqja e reciprocitetit është bërë një afat të caktuar.

”Kur e kemi filluar procesin e dialogut, në javët e para kur unë e kam marrë Qeverinë i kemi heq masat e reciprocitetit dhe e kemi shfuqizuar vendimin për tarifën dhe çfarë ka qenë më herët, që i ka hapur rrugë procesit të dialogut. Kjo është bërë me një afat të caktuar kohor, për disa muaj dhe sapo ky proces të vije në përfundim, ose procesi mbaron me njohje reciproke, ose ne i zbatojmë të gjitha masat e reciprocitetit, pa përjashtim. Çdo masë që Serbia e drejton nga ne, ne kemi të drejtë dhe do ta drejtojmë nga Serbia”, tha Hoti.

SHKARKO APP